Aktualitet

Prindërit jashtë dyerve të urgjencës, vajzat rrëfejnë si u helmuan nga gazi i kaldajës: Era u ndje që orën e parë, më

20 Janar 2021, 11:07 Nga DOSJA
Prindërit jashtë dyerve të urgjencës, vajzat

TIRANE– Dhjetëra prindër të shqetësuar, fëmijët e të cilëve studiojnë tek “Albanian Qatar College” kanë mësyrë tek Urgjenca Pediatrike, ku vajzat e tyre po marrin shërbim mjekësor. Në pamjet e publikuara nga Report Tv, prindërit shihen të shqetësuar.

Sakaq, nga interesimi i Dosja.al pranë spitalit mësohet se vajzat kanë rrëfyer se era e gazit është ndjerë që në orën e parë të mësimit, gati 90 minuta para se të kuptohej helmimi që ndodhi më 09:30. “Mësuesit thanë hapni dritaret dhe mbajini hapur.  Pastaj u shtua era dhe na thanë dilni jashtë të pimë një kafe dhe pastaj kur po dilnim jashtë pamë një që villte jashtë, një tjetër që i kishte rënë të fikët”, –thonë nxënëset.

Mëngjesin e sotëm, 6 nxënëse të shkollës jopublike ‘Albanian Qatar College” kanë përfunduar në urgjencën Pediatrike pasi dyshohet se janë helmuar nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes. Në sistemin e ngrohjes ka patur rrjedhje të gazit të lëngshëm propan buran në katin e parë dhe era ka përfshirë të gjithë katin e parë të godinës dhe u ndje edhe jashtë kolegjit.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrjedhje gazi ne don bosko rrjedhje gazi ne shkolle rrjedhje gazi ne don bosko rrjedhje gazi ne shkolle

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 10:23

TIRANË– Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë private në zonën e Don Boskos në Tiranë, “Albanian Qatar College”, k...