Aktualitet

A do ketë borë në Tiranë? Meterologia zbulon se çfarë do ndodhë në vend nga dita e enjte

20 Janar 2021, 10:57 Nga DOSJA
A do ketë borë në Tiranë? Meterologia zbulon se

TIRANË– Shqipëria është përfshirë nga moti i vranët dhe me temperatura të ulëta ditët e fundit. Kjo situatë do të vijojë dhe për disa kohë ndërkohë që dëbora pritet të jetë e pranishme në zonat malore dhe në Tiranë. Ky informacion vjen nga sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani.

E pyetur a përjashtohet në ditët në vijim të kemi borë në Tiranë, Bani tha se “reshjet e shiut do jenë në pjesën më të madhe të territorit e zonat e thella malore do kenë reshje bore”, kjo për shkak të rritjes së temperaturave.

Ajo bën të ditur se në zonat malore, termometri për ditën e sotme nuk zbriti më poshtë se minus 7 ndërsa në zonat e ulëta temperaturat ishin nga 2 deri në 5-6 gradë.

“Kjo rritje do vijojë gjatë të enjtes, të premtes, e kryesisht gjatë fundjavës. Ajo që duhet theksuar nga sot e deri në fund të javës që pas motit të kthjellët kemi rikthim vranësirash e reshje shiu. Sot do të jenë të izoluara në skaje të vendit, veri e jug, por nga e enjtja në orët e vona të mbrëmjes e fundjava do sjellë reshje, ndërsa në zonat malore presim reshje dëbore”, tha Bani.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adiola bani debore ne shqiperi adiola bani debore ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 10:23

TIRANË– Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë private në zonën e Don Boskos në Tiranë, “Albanian Qatar College”, k...