Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrin në listë, kontrolloni vendndodhjen, rinovoni dokumentet

20 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrin në

TIRANË– KQZ iu është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një apel pak muaj para nisjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Nëpërmjet një deklarate KQZ kërkon nga qytetarët që verifikojnë emrat në listat e zgjedhësve, të kontrollojnë vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit si dhe të bëjnë rinovimin e dokumenteve të identifikimit.

Ndër të tjera KQZ ka vënë në dispozicion edhe faqet zyrtare online ku mund të bëhet verifikimi i emrave në listat e zgjedhësve.

DEKLATATA E KQZ:

Verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, kontrolloni vendndodhjen e qendrës së votimit. Rinovoni dokumentin e identifikimit.​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qëndrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së www.kqz.gov.al, ose atw të Ministrisë së Brendshme www.mb.gov.al.Në rast se konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit.Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektroniki zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim.Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, qendrën tuaj të votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të identifikimit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kqz zgjedhjet e 25 prillit kqz zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 10:23

TIRANË– Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë private në zonën e Don Boskos në Tiranë, “Albanian Qatar College”, k...