Aktualitet

Panik në Lezhë, banorët alarmohen pas dy shpërthimeve dhe ‘ngrenë në këmbë’ policinë: U trondit e gjithë zona!

19 Janar 2021, 19:46 Nga DOSJA
Panik në Lezhë, banorët alarmohen pas dy shpërthimeve dhe

LEZHË– Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën dhe Shëngjinin mbrëmjen e sotme. Dosja.al mëson se shpërthimet kanë ndodhur të dy brenda një minuti, njëri pas tjetrit. Konkretisht, shpërthimi i parë është regjistruar në orën 19:40, me vendndodhje ne Ishull Shëngjin, ndërsa i dyti në orën 19:41 me vendndodhje në Ishull Lezhë.

Policia e Lezhës është vënë në alarm nga banorët e zonës, të cilët kanë telefonar menjëherë autoritetet, pasi është tronditur e gjithë zona e Lezhës dhe e Shëngjinit. Një prej banorëve, mësohet të ketë thënë se kanë dëgjuar zhurmën që kanë krijuar dy shpërthimet.

Ai tregon se në momentin që janë tronditur po hanim bukë dhe janë trembur. Sipas banorit, shtëpia u drodh dhe të gjithë kanë dalë jashtë, ndërkohë që kanë menduar mos bëhet fjalë për ndonjë tsunam.

Efektivët blu kanë zbarkuar në terren për të mësuar detaje dhe rrethanat e ngjajres.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy shperthime ne lezhe dy shperthime ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2021, 17:50

GREQI– Grekët kërkojnë zbatimin e ‘ligjit të gjakut’! Katër ditë pas publikimit të videos që tërboi rrjetin dhe Greqinë, ku shiheshin dy shqiptarë që vini...