Bota

Putin-Navalny/ Zëdhënësi i Kremlinit: Vladimir nuk ka frikë nga protestat dhe thirrjet e “kundërshtarit” të tij 

19 Janar 2021, 16:44 Nga DOSJA
Putin-Navalny/ Zëdhënësi i Kremlinit: Vladimir nuk ka frikë

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka frikë nga kundërshtari i tij Alexei Navalny. Këtë gjë e ka thënë zëdhënësi i tij Dmitri Peskov gjatë një interviste. Ai u shpreh se Putin nuk ka frikë nga protestat që mund të organizohen për burgosjen e Navalny. Por edhe pse zëdhënësi i Kremlinit tha këto fjalë prap autoritetet policore pritet që t’i ndalojnë protestat që mund të ndodhin ditën e shtunë.

“Navalny nuk ka asnjë lidhje me presidentin rus dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shoqërohet me presidentin. Fjalët e ndryshme se dikush ka frikë nga dikush tjetër janë mbeturina absolute,” tha ai.

Navalny u arrestua të djelën e parë në aeroportin e Moskës, gjatë kthimit të tij nga Gjermania. Në momentin që doli para gjykatësit për të u vendos që të lihej në paraburgim për 30 ditë. Në lidhje me këtë gjë, ai thirri për protestë të gjithë popullin e Rusisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny dmitri peskov vladimir putin alexei navalny dmitri peskov vladimir putin

Sondazh

Poll