Bota

FOTO DHE VIDEO nga MOMENTI: Putin zhvishet në acar! Jashtë shënon -20 gradë Celsius, presidenti rus kryen ritualin ortodoks,

19 Janar 2021, 16:25 Nga DOSJA
FOTO DHE VIDEO nga MOMENTI: Putin zhvishet në acar! Jashtë shënon

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin u zhyt në ujërat e akullt, duke vazhduar kështu traditën e përkujtimit të pagëzimit të Krishtit nga Gjon Pagëzori. Kreu i Kremlinit, u zhyt në ujë të mbuluar nga akulli ndërkohë që temperatura shënonte -20 gradë Celsius.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Putinit Dmitry Peshkov tha se presidenti rus i qëndroi besnik traditës, kjo pasi uji i bekuar nga një klerik konsiderohet i shenjtë dhe i pastër deri në festën e vitit pasardhës, dhe besohet se ka fuqi të mbrojtje dhe shërimi.

Të krishterët ortodoksë rusë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë epifaninë në 19 Janar, dymbëdhjetë ditë pas Krishtlindjes, e cila festohet më 7 Janar. Sipas traditës, besimtarët duhet të zhyten tre herë në ujërat e akullta, në vende të veçanta posaçërisht për këtë ritual.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusi vladimir putin rusi vladimir putin

Sondazh

Poll