Bota

14-vjeçare në UÇK dhe përkthyese në NATO/ Kush është Shqipe Selimi që hyri në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes si gru

19 Janar 2021, 16:07 Nga DOSJA
14-vjeçare në UÇK dhe përkthyese në NATO/ Kush

KOSOVË- Shqipe Mehmeti Selimi do të kandidojë në listën e Vetëvendosjes për deputete në zgjedhjte e jashtëzakonshme që do të zhvillohen në Kosovë. Ajo do të ketë në listë numrin 10, të cilin numër tradicionalisht e mbante burri i saj, Rexhep Selimi, që njihej në luftë me nofkën 10-shi.

Po kush është Shqipe Selimi? 

Mediat e Kosovës, shkruajnë se Shqipe Selimi qenë pjesë e UCK-së, dhe madje njëherë ka qenë akuzuar nga vallai i aktivistit të LDK-së, pasi e kishte rrahur me thupër.

Mësohet se për shkak të se Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi, kësaj radhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, nën akuzat për krime lufte, Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë gruan e tij në listën zgjedhore.

Shqipja, bashkëshortja e Rexhep Selimit, disa kohë më parë në një intervistë që ka dhënë për mediat vendase, kishte rrëfyer historinë e saj ku dhe ka treguar për kyçjen e saj në luftë në moshën 14-vjeçare. Ndër të tjera ajo kishte thënë se Shqipe Selimi gjatë periudhës së luftës kishte kontakte edhe me NATO-n, pasi duke qenë se dinte gjuhën angleze shërbente si përkthyese. Gjatë intervistës ajo ka treguar se me Rexhep Selimin është njohur gjatë luftës, dhe së bashku kanë dy fëmijë.

“Kam ardhë më familjen prej Gjermanisë në luftë, ndërsa unë dhe babi kemi qenë aktivë me uniformë në UÇK prej marsit 1998 deri në përfundim të luftës. Në atë kohë unë isha në kontakt me njësinë e NATO’s, isha e involvuar si përkthyese e në koordinata, dhe isha në rrjedha se çka po ndodh. Gazetarë të huaj më kërkonin si përkthyese pasi që e kam njohur gjermanishten dhe anglishten”, kishte rrëfyer ajo.

Ndërsa përsa i përket Haki Ymerit, i cili ishte rrahur nga Shqipja në një intercvistë që ka dhënë në KlanKosova kaakuzuar Shqipe Selimin se e kishte rrahur me thupër në një qendër paraburgimi, në Krumë të Shqipërisë.

“Më ka burgosur, Sabit Geci në vitin 1999 në prill. Kam qenë i rrahur dhe i maltretuar. Më ka rrahur Riza Alia, komandat Hoxha i thoshin. Fatmir Thaçi po ashtu dhe më kanë mbajtur në burg dy muaj e gjysmë. Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin, para dy-tre muajsh. Ajo është Shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, ka thënë Ymeri.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni rezhep selimi shqipe selimi rezhep selimi shqipe selimi

Sondazh

Poll