Bota

Histori frymëzuese/ Lind pa një krah, 14 vjeçari nga Gjilani nuk ndal ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist. Mesazhi p

19 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
Histori frymëzuese/ Lind pa një krah, 14 vjeçari nga Gjilani

KOSOVË- Enis Xhamaili, është 14-vjeçari, i cili për fat të keq ka vetëm njërin krah ka treguar historinë frimëzese të tij.

Në një intervistë që ka dhënë për “Shqipëria Live”, Xhamaili ka thënë se që prej 7 vitesh stërvitet rregullusht dhe nukka ndërmend që të ndalojë, deri të arrijë ëndrrën e tij që është të bëhet futbollist. Xhemaili ka treguar se  luan në pozicionin e mesfushorit dhe thotë ndër të tjera se shokët e kanë mbështetur shumë. Ai ka treguar se idhull ka Leo Messin, ndërkohë përsa i përket futbollistëve shqiptar ai ka veçuar Lirim Kastratin.

“Mbështetja e të afërmve dhe shokëve plotëson krahun tim të djathtë. Nuk shoh dallim që nuk kam një krah sepse nuk vërej asgjë më pak se moshatarët. Dua të jem futbollist i madh. Është futbollisti i preferuar shqiptar sepse e ka nisur aty ku e kam nisur unë. Dua ti them që me punë çdo gjë arrihet, nuk ka lidhje as talenti. Unë stërvitem 3 orë në ditë. Duhet të përpiqen shumë”.- ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enis xhamaili enis xhamaili

Sondazh

Poll