Bota

E rëndë! Mori kokainën që i ra babait nga xhepi, foshnja 13-muajshe përfundon në spital, prindërit përballen me drejtës

19 Janar 2021, 16:40 Nga DOSJA
E rëndë! Mori kokainën që i ra babait nga xhepi, foshnja

ITALI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku në një foshnje 13 muajshe është nisur me urgjencë në spitalin e Romës pasi ka marrë kokainë.

Mediat italiane, bëjnë me dije se foshnja për fat të mirë është jashtë rrezikut, sakaq prindërit e tij do të përballen me drejtësinë, pasi këto të fundit akuzohen për  “plagosje nga pakujdesia”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, babai i foshnjës është shprehur se doza e drogës që ishte në xhep i kishte rënë në divanin ku ishte ulur ku si pasojë e ka foshnja e ka marrë dhe e ka pirë.

Prindërit rreth të 30-ve kishin telefonuar të shqetësuar 118 pasi kishin vënë re gjendjen e fëmijës, i cili u transportua nga Civita Castellana, në zonën e Viterbo, për në Spitali Umberto i në kryeqytetin italian.

Ndërkohë mësohet se çifti do të përballet me pasoja të rëndam, dhe ajo që do e vuajë më shumë do të jetë nëna pasi kjo e fundit është sërish shtatëzënë.

Sakaq policia ka mbërritur menjëherë në shtëpinë e çiftit, ku pas kontrollit nuk kanë gjetur doza të tjera droge.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota foshnja merr droge foshnja merr droge

Sondazh

Poll