Bota

Shkelën rregullat anti-Covid, AAK dhe Nisma Socialdemokrate gjobiten me 2 mijë euro

19 Janar 2021, 14:50 Nga DOSJA
Shkelën rregullat anti-Covid, AAK dhe Nisma Socialdemokrate gjobiten me 2

KOSOVË– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë gjobitur me nga 2 mijë euro, për shkak se shkelën masat anti-Covid.

Rmush Haradinaj, ndau në rrjetin e tij social dje foto nga takimi që pati me banorët e Prishtinës, ku sipas kryeinspektorit të komunës, nuk u respektuan masat e vendosura për të ndaluar përhapjen e Covid-19, ku nuk lejohet as tubimi politik.

Të njëjtin ndëshkim mori edhe Nisma Social Demokrate, pasi kryetari i saj, Ftmir Limaj nuk ka respektuar masat gjatë takimeve, fotot të cilat i ka postuar në faqen e tij në ‘Facebook’.

Kryeinspektori i komunës së Prishtinës Adonis Tahiri  është shprehur se në këtë situatë pandemie, ligji dhe masat duhet të vlejë për të gjithë duke shtuar se gjoba për subjektet politike do të jetë 2 mijë euro.

“Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike. Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike”, ka thënë më herët drejtoir i Inspektimit në Komunën e Prishtinës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjobitet aak gjobitet nisma social demokrate gjobitet aak gjobitet nisma social demokrate

Sondazh

Poll