Bota

“Greqia po ulet para Merkel dhe Biden”/ Politikani grek kundër Mitsotakis: Pretendimet tona duhet të përcaktohen në mën

19 Janar 2021, 16:26 Nga DOSJA
“Greqia po ulet para Merkel dhe Biden”/ Politikani grek kundër

GREQI- Politikani grek Yanis Varoufakis, i ka dalë kundra Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje. Gjatë diskutimit për miratimin e projekt-ligjit ai tha se Greqia duhet që t’i marrë vetë vendimet e rëndësishme për vendin. Më tej ai tha se pala greke nuk duhet që të tërhiqet në diskutuimet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me Presidentin e SHBA-së Joe Biden.

“Ne i themi jo nënshtrimit. Përcaktoni sot në mënyrë të njëanshme cilat janë kërkesat më të mëdha të vendit tonë, dhe ne do të deklarojmë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëhet, gjë që automatikisht do të shkaktojë një reagim të Forcave të Armatosura Greke, dhe do të vijë një moment për të tërhequr vija të kuqe. Greqia po tërheq këmbët në negociatat me Merkel dhe Biden,” tha ai.

Projektligji u fut në Kuvend nga qeveria greke disa javë më parë, dhe Greqia tashmë pritet ta miratojë. Vendimi ka ngjallur debat në Shqipëri, ndërsa kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave duke thënë se kjo është një e drejtë e Greqisë dhe Shqipëria nuk mund të ndërhyjë dot.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia zgjerohet me 12 milje ne jon kyriakos mitsotakis yanis varoufakis greqia zgjerohet me 12 milje ne jon kyriakos mitsotakis yanis varoufakis

Sondazh

Poll