Sport

Atletiko Madrid, ftesë trajnerit Simeone për të rinovuar për projektin e ri…

19 Janar 2021, 11:20 Nga DOSJA
Atletiko Madrid, ftesë trajnerit Simeone për të rinovuar për

SPANJE – Argjentinasi Diego Simeone bëhet gjithnjë e më shumë protagonist i projektit të ri të Atletiko Madridit, për të qenë ndër skuadrat drejtuese të padiskutueshme të La Ligas. Kështu, sipas gazetës spanjolle “As”, administratori i klubit, Miguel Angel Gil Marin, i ka ofruar trajnerit argjentinas një rinovim deri në vitin 2024.

Në javët e ardhshme, tregon gazeta, agjenti i Simeones do të negociojë rinovimin e kontratës së tij me drejtuesit e klubit ‘colchonero’. Simeone arriti në stolin e Atletiko Madridit në dimrin 2011, pasi kishte stërvitur Katanian në Itali dhe skuadrën argjentinase të Racing Avellaneda.

Nën drejtimin e 50-vjeçarit karizmatik argjentinas Diego Simeone, Aletiko Madrid është ngjitur në majën e futbollit spanjoll. Në sezonin 2013-2014, ai fitoi La Liga, 2012-2013 Kupën e Mbretin, më 2014 Superkupën e Spanjës, ndërkohë që në sezonet 2011-2012 dhe 2017-2018, Simeone ka fituar edhe Europa League me Atletikon.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aletiko madrid diego simeone la liga aletiko madrid diego simeone la liga

Sondazh

Poll