Politike

Në Kuvend u lexuan vetëm titujt, Ahmetaj publikon dokumentin e aktit normative për marrëveshjen me Pfizer: Jam i lumtur, ja

18 Janar 2021, 22:16 Nga DOSJA
Në Kuvend u lexuan vetëm titujt, Ahmetaj publikon dokumentin e aktit

TIRANË– Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka publikuar dokumentin e aktit normative që u miratua sot në Kuvend dhe që përmban marrëveshjen për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer.

Edhe pse vetë Gramoz Ruçi u tregua shumë diskret duke lexuar vetëm titujt e marrëveshjeve gjatë senacës plenare që u mbajt pasditen e sotme, Ahmetaj ka zbuluar dy faqe të aktit normative.

“Shumë i lumtur që me Kryeministrin dhe Ogertën, ia dolëm të finalizojmë me sukses përpjekjen intensive dhe nënshkrimin e marrëveshjes për sigurimin e 500 mijë dozave të para të vaksinës nga kompania Pfizer!”- shkruan Ahmetaj krah dy fotove të dokumentit.

Akt Normativ nr.3, datë 18.01.2021 “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, sipas tekstit bashkëlidhur këtij akti normative,”– shkruhet në dokumentin e firmosur nga Ahmetaj dhe Manastirliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj marreveshja shqiperi-pfizer seanca plenare 18 janar 2021 arben ahmetaj marreveshja shqiperi-pfizer seanca plenare 18 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 21:45

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në një l...