Aktualitet

Paratë, ndryshojnë ligjin e BKH/ Ende s’është përcaktuar se sa do të paguhen “super policët” e FBI-së shqiptar

19 Janar 2021, 07:00 Nga DOSJA
Paratë, ndryshojnë ligjin e BKH/ Ende s’është

TIRANË– Sërish probleme për Byronë Kombëtare të Hetimit. Pas problemeve dhe kohës së gjatë që u desh për ngritjen e insititucionit, ende nuk janë ndarë pagat sesa do të paguhen hetuesit e FBI-së shqiptare.

Për të zgjidhur këtë “ngërç” është ngritur një grup pune, që veç rrogës po rishikon ligjin e strukturës antikorrupsion, dhe kërkon mes të tjerash që agjentëve të BKH tu paguhet 60 përqind e rrogës si vështirësi pune, njëlloj siç veprohet edhe me prokurorët e SPAK.

Sipas “Top Channel”, nëse hetuesit e BKH do kishin nisur detyrën njëherësh me ngritjen e prokurorisë së posaçme SPAK, ata do të kishin punuar për një kohë të gjatë pa rrogë. Kjo pasi ligjvënësi ka harruar të qartësojë statusin e hetuesve duke e krahasuar me punën e një oficeri të policisë gjyqësore, i cili pagohet me 60% të pagës bruto fillestare të prokurorit.

Përveç pagës, në grupin e punës të përbërë nga ekspertë vendas dhe të huaj, është sygjeruar që hetuesit të BKH t’i garantohet edhe familja me një page minimale për rastet kur partneri apo partnerja është pa punë. 

FBI-ja shqiptare nga 60 hetues që duhet të kishte, ka përzgjedhur vetëm 39 kandidatë që kaluan të gjitha sfidat. Të gjithë të përaazgjedhurit do të duhet të kalojnë edhe procesin e Vettingut.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bkh pagat ne bkh bkh pagat ne bkh

Sondazh

Poll