Bota

Policia në SHBA arreston një grua, dyshohet se ka marrë një kompjuter nga Capitol gjatë protestës të 6 janarit

19 Janar 2021, 09:16 Nga DOSJA
Policia në SHBA arreston një grua, dyshohet se ka marrë një

SHBA-Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar një grua, pas akuzave që ka bërë ish i dashuri i saj, i cili ka thënë se ajo ka marrë një laptop nga zyra e Kryetarit të Dhomës Nancy Pelosi gjatë trazirave në Capitol.

Riley June Williams u arrestua ditën e sotme, sipas një zyrtari të departamentit të drejtësisë. Ende nuk dihet se kur do të jetë paraqitja e saj fillestare në gjykatë. FBI-ja dha  në një urdhër arresti ditën e djeshme, duke bërë të ditur se ajo nuk është akuzuar për vjedhje, por për hyrje të paligjshme në Capitol dhe për sjellje jo të mirë.

Zyrtarët e FBI, kanë thënë ish i dashuri i saj ka rrëfyer se miqtë i kanë treguar një video të saj duke marrë një kompjuter nga zyra e Pelosi. Ai pretendon se ajo kishte për qëllim t’ia dërgonte pajisjen një miku në Rusi, i cili planifikoi t’ia shiste atë shërbimit të inteligjencës së huaj të atij vendi, por ai plan u përmbys dhe ajo ose e ka pajisjen ose e shkatërroi atë. Por, sipas FBI-së kjo çështje është ende në hetim.

Kongresi amerikan u përfshi nga protesta më 6 janar nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump, teksa po mbahej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Si pasojë e protestave 5 persona ndërruan jetë midis tyre dhe një oficer policie. Ndërsa dhjetëra të tjerë u arrestuan. Biden do të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar. Presidenti në largim, Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota riley june williams shba riley june williams shba

Sondazh

Poll