Bota

Pandemia në SHBA/ Arrin në 400,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi

19 Janar 2021, 08:31 Nga DOSJA
Pandemia në SHBA/ Arrin në 400,000 numri i të vdekurve nga

SHBA– Vdekjet e lidhura me COVID-19, kanë arritur në 400,000 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që numri total i të infektuarve shkon përtej shifrës 24 milionë, sipas CNN.

Vdekjet e lidhura me koronavirus janë duke shënuar rritje në dy të tretën e shteteve amerikane, ndërkohë që ka nisur të raportohet edhe për variante të reja të këtij virusi. Më 18 janar, Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që ka regjistruar 3 milionë të infektuar me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Deri më 17 Janar, Kalifornia, shtet me 40 milionë banorë, ka regjistruar 36,633 vdekje të lidhura me COVID-19. Ndërkohë, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo u ka bërë thirrje autoriteteve federale që të kufizojnë udhëtimet nga vendet kur janë regjistruar variantet e reja të koronavirusit, përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën Jugore dhe Brazilin.

“Ndaloni ardhjen e këtyre njerëzve këtu. Pse po lejoni njerëzit që të udhëtojnë në këtë shtet dhe më pas bëhet shumë vonë?”– ka pyetur Cuomo.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll