Bota

FOTOT: Përdori 120 kilogramë misër, fasule, fara e oriz për të bërë portretin e Biden, shqiptari nga Gjakova “pusht

19 Janar 2021, 08:01 Nga DOSJA

KOSOVË-Një artist nga Kosova krijoi një portret të Presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden me kokrra orizi dhe fara përpara inaugurimit të tij në krye të detyrës brenda kësaj jave. Alkent Pozhegu përdori 120 kilogramë misër, fasule, fara luledielli dhe oriz për veprën.

“Shpresoj që me kalimin e kohës të bëj diçka shumë më të madhe sepse [Bajden] me të vërtetë e meriton atë. Ai ka qenë një kontribues i madh në ndihmën e ndërtimit të shtetit të Republikës së Kosovës,”– tha artisti.

Sipas Euronews, Pozhegu punoi për ditë në qendrën kulturore të Gjakovës, një qytet 90 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Prishtinës, për të përgatitur portretin e tij prej 3 x 2.5 metrash të Biden.

Biden është shumë i njohur në Kosovë. Në vitin 2016, Kosova i vendosi emrin e djalit t ë tij, Beau, një rruge, pasi i riu punoi atje pas luftës në vitet 1998-1999.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora alkent pozhegu portreti me oriz per biden alkent pozhegu portreti me oriz per biden

Sondazh

Poll