Bota

Itali/ Qeveria Konte i drejtohet Senatit për mocionin e besimit, pas ‘OK’ të Dhomës së deputetëve

19 Janar 2021, 09:03 Nga DOSJA
Itali/ Qeveria Konte i drejtohet Senatit për mocionin e besimit, pas

ITALI– Pas 321 votave pro në Dhomën e Deputetëve, Kryeministri italian Giuseppe Conte përballet me provën më të vështirë so, atë të Senatit. Debati ka filluar në orën 9.30 me fjalimin e tij përpara senatorëve, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

”Në fillim të vitit 2020, projekti qeveritar, një projekt në të cilin kishte një vizion, një ide të fortë, një investim të qartë të besimit duhej të maste veten kundër pandemisë që ka mërzitur thellë shoqërinë dhe vetë dinamikën e marrëdhënieve tona. Ne po përballemi me një sfidë të një rëndësie epokale, ne jetojmë frikë fillestare, më shpesh të njohura nga brezat e së kaluarës.”- tha Konte gjatë fjalimit të djeshëm.

Votëbesimi që mori dje Conte, kaloi me gjashtë vota mbi shumicën absolute të 315 falë po të pesë ish-deputetëve të  lëvizjes Pesë Yjet M5S, votës së Andrea Colletti dhe Renata Polverini.

Por në Senat beteja e Conte-s duket shumë më e vështirë dhe arritja e 161 votave të nevojshme  konsiderohet e paarritshme. Italia Viva deri tani është e vetmja forcë që ka konfirmuar zgjedhjen për të abstenuar. Por për të siguruar shumicën do të duhet vetëm një votë më shumë sesa opozita dhe atëherë qeveria Konte mund të vazhdojë në pushtet.

Ditën e sotme do të flasin edhe Teresa Bellanova dhe Matteo Renzi, të cilët do të mundohen tu ndryshojnë mendjen senatorëve të lëkundur. Rezultatet e mundshme variojnë nga 154 vota në favor të qeverisë deri tek ato më optimiste që parashikojnë një kuotë prej 158.

Loja e hapur me dorëheqjen e ministrave nuk do të përfundojë me votimin në sallat parlamentare. Nëse sot Conte nuk arrin dot mbështetjen e Senatit, atëherë gjithçka do të jetë në duart e presidentit Matarella.

(d.a/dosja/al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota qeveria conte merr votbesimin qeveria conte merr votbesimin

Sondazh

Poll