Bota

Merr fund një “epokë”! Sot, dita e fundit e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, largohet me popullaritetin ‘gropë’

19 Janar 2021, 07:39 Nga DOSJA
Merr fund një “epokë”! Sot, dita e fundit e Donald Trump

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të kalojë sot ditën e fundit në Shtëpinë e Bardhë për t’u larguar nesër herët në mëngjes, në mënyrë që të mos e shohë betimin e kundërshtarit të tij. 

Republikani Trump largohet nga posti me popullaritetin e tij në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, pasi vetëm 34% të amerikanëve që shprehin një mendim pozitiv për të, marrë parasysh 45% me të cilin fitoi mandatin. 

Sidoqoftë, refuzimi i tij për të pranuar humbjen e tij, përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin dhe sulmi i tij më 6 janar ndaj Kongresit, përveç pandemisë së koronavirusit, kontribuan në rënien e popullaritetit të tij.

Ndërkohë që nesër do të zhvillohet ceremonia e kundërshtarit të tij, Trump do të jetë duke zbarkuar në resortin e tij privat Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, gati 1000 milje larg Shtëpisë së Bardhë kur Biden të betohet. Nuk ka asnjë të dhënë që tregon nëse Trump do të telefonojë Biden apo do t’ia lërë letrën tradicionale në tryezën e zyrës ovale.

Gjithë çfarë dihet deri më tani është fakti se nënpresidenti Mike Pence ka konfirmuar pjesëmarrjen në inaugurimin e Biden, por nuk dihet ende nëse ai do të marrë pjesë në lamtumirën e Trump.

Nga ana tjetër, Biden ka konfirmuar se në ceremoninë e tij do të marrin pjesë yrje si” Jennifer Lopez, Lady Gaga apo dhe Tom Hanks. Vajza e demokratit Biden, Ashley ndau frikën e saj në një intervistë ekskluzive lidhur me ditën e inagurimit të babait të saj, pasi autoritetet federale kanë raportuar kërcënime të dhunës në inaugurim.

Në prag të inaugurimit të tyre, Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe VZpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, po nderojnë jetën e 400,000 amerikanëve që kanë vdekur nga COVID-19 me një ceremoni të Martën në Uashington. Ata do të shoqërohen nga bashkëshortët e tyre, Jill Biden dhe Doug Emhoff, për të ndriçuar 400 drita në Lincoln Memorial Reflecting Pool, e vendosur në skajin e kundërt të National Mall nga ndërtesa e Capitol, ku Biden dhe Harris do të bëjnë betimin e zyrës të Mërkurën. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ceremonia e inagurimit te biden donald trump joe biden ceremonia e inagurimit te biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll