Bota

Grafika! Cilët kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin në Kosovë, LVV-ja qëndron në krye, LDK-ja vetëm me një

19 Janar 2021, 08:00 Nga DOSJA
Grafika! Cilët kandidatë për deputetë kanë probleme me

KOSOVË-Partitë politike në Kosovë, kanë paraqitur listat e tyre të kandidatëve për deputet, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Por, shumë prej kandidatëve që garojnë, kanë dënime ose presin aktgjykimin final.

Vendimi nëse do mund të kandidojnë, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritet e drejtësisë. Ndërkohë, që Radio Evropa e Lirë ka publikuar një grafik, ku listuar deputetë që kanë probleme me ligjin.

Sipas grafikut, Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive, dhe dy kandidatë të dënuar në tri vjetët e fundit. AAK-ja ka tetë kandidatë më aktakuza aktive. PDK-ja ka katër kandidatë me aktakuza aktive dhe një të dënuar në tri vjetët e fundit. Nisma ka një me aktakuzë aktive dhe dy të dënuar në tri vjetët e fundit. Lista Serbe ka një me aktakuzë aktive dhe një të dënuar. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidat me aktakuzë aktive.

Grafiku:

 

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione. Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet tre ditë më parë. Në garë janë 3 kandidatë për kryeministër dhe dy për president.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll