Bota

Sot nis vaksinimi masiv i popullsisë në Serbi, qytetarët do të zgjedhin se me kë nga 3 vaksinat do injektohen

19 Janar 2021, 08:11 Nga DOSJA
Sot nis vaksinimi masiv i popullsisë në Serbi, qytetarët do

SERBI- Serbia nis sot vaksinimin masiv kundër Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga kryeministrja e vendit Ana Brnabiç, në një deklaratë për media ajo ka bërë të ditur se ditën e sotme do të vaksinohen, mësuesit, anëtarët e ushtrisë, policët dhe gazetarët.

“Ne tashmë kemi filluar të ftojmë njerëzit që kanë shprehur interes të vaksinohen. Ju lutemi aplikoni sa më shumë dhe më shpejt në mënyrë që ta kryejmë këtë proces në mënyrë efikase dhe t’i kthehemi jetës normale,”-ka thënë ajo.

Serbia ka vënë në funksion një portal online ku njerëzit mund të regjistrohen dhe të zgjedhin, se cilën nga vaksinat do të marrin. Deri më tani në Serbi janë në dispozicion tre vaksina, Pfizer/Biontech, ajo Sputnik V ruse dhe vaksina kineze Sinovac Biontech.

Fushata e vaksinimit në Serbi ka nisur në fund të dhjetorit dhe deri më tani janë vaksinuar 20,000 qytetar. Personat e parë që janë vaksinuar kanë qenë të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e kujdesit dhe punëtorët shëndetësor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ana bërnabiç nis vaksinimi ne serbi serbi ana bërnabiç nis vaksinimi ne serbi serbi

Sondazh

Poll