Bota

Zgjedhjet e 14 shkurtit/ Si do të votojnë personat me COVID-19 në Kosovë? KQZ jep DETAJE: Do dërgojmë ekipe mobile

19 Janar 2021, 07:54 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 14 shkurtit/ Si do të votojnë personat me COVID-19 në

PRISHTINË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë të gjitha masat për të mundësuar që edhe personat e izoluar nga pandemia e koronavirusit të mund të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dhënë detaje duke u shprehur se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për t’u mundësuar atyre votimin.

“Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19. Ne do të komunikojmë me institucionet përkatëse që i kanë listat e personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe e kanë të drejtën e votës. KQZ-ja do t’i kontaktojë këta qytetarë për t’i informuar për shërbimin e KQZ-së, pastaj është në vullnetin e tyre të marrë pjesë ose jo. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre, për tu mundësuar votimin,”- tregoi Elezi për Telegrafin.

Ndërkohë lista e deputetëve që do të vonohet është dorëzuar në KQZ, pasi vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni valmir elezi zgjedhjet e parakoheshme ne kosove valmir elezi zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll