Bota

“Më jep 5000 euro ose do publikoj fotot intime të vajzës tënde”/ Prindërit e të miturës në Itali kërkojnë ndihmën

19 Janar 2021, 07:51 Nga DOSJA
“Më jep 5000 euro ose do publikoj fotot intime të vajzës

ITALI– Një 21-vjeçar ka rënë në duart e policisë së Brescia pasi është autori i zhvatjes së një shume parash. I riu me origjinë egjiptiane ka kërkuar nga prindërit e një vajze 14-vjeçare shumën e 5,000 eurove ose në të kundërt do të publikonte fotot e saj intime.

Hetimet filluan pasi prindërit e fëmijës raportuan, të detyruar të paguanin 1,200 euro për të parandaluar zbulimin e imazheve intime të vajzës që i riu kishte arritur të bënte të tijat. Pas pagimit, zhvatja vazhdoi me një kërkesë të mëtejshme për 5,000 euro.

Tgcom‘ shkruan se 21-vjeçari, në këmbim të fotografive, i kishte kërkuar dhe vajzës që të kryente veprime seksuale.

Të gjendur përballë presionit, prindërit kërkuan ndihmën e autoriteteve. Në momentin që ranë dakord për të kërkuar një takim për shkëmbimin e parave, operacioni policor ndodhi: zhvatësi u arrestua teksa merrte paratë.

Gjatë kontrollit, iu sekuestrua edhe telefon, në të cilin iu gjetën imazhe të ndryshme pornografike për fëmijë. Hetimet vazhdojnë për të gjetur nëse ka përfshirjen të personave të tjerë në këtë rrjet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni pornografia me te mitur zhvatje prinderve te vajzes pornografia me te mitur zhvatje prinderve te vajzes

Sondazh

Poll