Politike

18 Janar 2021, 21:45 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë.

Në një lidhje me Skype në ‘Open”, Mediu tha se PR-së i takon një deputet në Tiranë, sepse e ka fituar gjithmonë, ndërsa përmendi edhe Shkodrën e Fierin.

Ai shtoi se sa më shpejt të arrihet marrëveshja me PD-në aq më mirë është, ndërsa u shpreh se asnjë votë e PR-së nuk do të shkojë për kryeministrin Edi Rama.

“Mua mu tha se çfarë do PR. Mos më thuaj të jap atë që kam. Unë i thashë se PR do të fitojë së bashku me PD dhe aleatët. Që të rritemi duhet të bashkohemi. Na takon 1 deputet në Tiranë, e këmi marrë gjihtmonë, edhe në Shkodër e Fier…Sa më shpejt aq më mire të arrihet marrëveshja. Ose do bëjmë marrëveshje me PD ose do vazhdojmë vetëm. Por asnjë votë e jona s’do shkojë për Ramën. Nëse duan të mundin qeverinë e Ramës atëherë besoj se do kemi një marrëveshje,”- tha Mediu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eni vasili fatmir mediu eni vasili fatmir mediu

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 20:29

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj ...