Politike

“Ta solli Basha pyetjen”/ Topalli përplaset me gazetaren, Esiona Konomi: Kontrolloje telefonin, tërhiqe atë që the se je

18 Janar 2021, 21:52 Nga DOSJA
“Ta solli Basha pyetjen”/ Topalli përplaset me gazetaren,

TIRANË– Jozefina Topalli është përplasur me gazetaren Esiona Konomi. Të dyja, ishin të ftuara në ‘Log’ dhe gazetarja Konomi e pyeti Topallin për sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Topalli u shpeh se këtë pyetje gazetarja e kishte marrë nga vetë Basha, ndërsa Konomi i drejtori Topallit celularin dhe i tha se lirisht mund ta kontrollonte.

Në debat u fut edhe gazetari që modern emisionin Endri Xhafo, i cili shtoi se në të vërtetë Konomi mbulon Partinë Socialiste dhe se kjo akuzë ishte mjaft e rëndë.

Pjesë nga debati:

Esiona Konomi: Pse ju vjen për mbarë të kritikoni Bashën dhe jo Ramën?

Jozefina Topalli: Të shikoj se të vijnë mesazhet nga Lulzim Basha,

Esiona Konomi: Tërhiqeni këtë që thatë, pasi jeni mësuar që të sponsorizoni mendime, por unë nuk jam mësuar që të sponsorizohem nga askush, dhe nëse doni që të krijoni një imazh politik tërhiqini ato që sapo thatë.

Endri Xhafo: Ju e fyet gazetaren, dhe për qartësi Esiona nuk mbulo PD-në por mbulo PS-në në redaksi,

Jozefina Topalli: Unë nuk e njof, kush është Esiona

Esiona Konomi: Ju duhet telefoni im mund ta mbani

Jozefina Topalli: Ju mund të vazhdoni, unë po ju dëgjoj, pyetjet i marrin se u vijnë të gjithëve

Esiona Konomi: Unë nuk jam të gjithë

Jozefina Topalli: Ok ti je shumë e veçantë, meqe je gazetare, kush e ka bërë opozitën e 2013-2013

Esiona Konomi: Ju keni bërë dhe keni pasur idenë e djegies së mandateve dhe e keni shprehur këtë,

Jozefina Topalli: Jo,

Esiona Konomi: Po të lexoj postimin tuaj, 19 dhjetor të 2018

Jozefina Topalli :Lexojeni dhe njere, se une nuk kam thënë se duhet të digjet mandati, a nuk e kupton ose po abuzon

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike esiona konomi jozefina topalli esiona konomi jozefina topalli

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 21:45

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në një l...

Politike 18 Janar 2021, 20:29

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj ...