Bota

Raporti/ Kritika e komunitetit të pavarur të ekspertëve: OBSH-ja dhe Kina nuk morën masa në kohë për parandalimin e pande

19 Janar 2021, 07:45 Nga DOSJA
Raporti/ Kritika e komunitetit të pavarur të ekspertëve: OBSH-ja

KINË-Përballimi i pandemisë nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetit është kritikuar nga një grup ekspertësh të pavarur. Sipas tyre të dyja duhet të kishin vepruar më herët për të ndaluar përhapjen në masë të Covid-19.

Në një raport, komuniteti i pavarur, i cili drejtohet gjysma nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re Ellen Clark dhe gjysma nga ish-presidenti liberian Ellen Johnson Sirleaf  ka thënë se Pekini mund të ishte më vigjilent në zbatimin e masave të shëndetit publik kur u identifikuan rastet e para në Wuhan të provincës së Hubei.

“Rastet e para të koronavirusit të ri u shfaqën në Wuhan midis 12 dhe 29 dhjetor 2019. Sidoqoftë, ata nuk raportuan tek Organizata Botërore e Shëndetësisë deri më 31 dhjetor. Në kohën kur Wuhan u izolua në 23 Janar 2020, virusi ishte përhapur në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë dhe Shtetet e Bashkuara,”-thuhet në raport.

Po ashtu, Komiteti kritikon OBSH-në për vonesën e tij në dhënien e alarmit. Në të njëjtën kohë, ai bën thirrje për reforma në Kombet e Bashkuara. Sipas tyre, pavarësisht se ishte informuar për rastet në fund të dhjetorit, OBSH-ja nuk ngriti komitetin e urgjencës deri më 22 janar 2020 dhe më pas priti deri më 30 janar përpara se të shpallte një gjendje ndërkombëtare të jashtëzakonshme.

“Nuk është e qartë pse komisioni nuk u takua deri në javën e tretë të janarit, as nuk është e qartë pse nuk arriti të binte dakord për një gjendje të jashtëzakonshme me interes ndërkombëtar që nga fillimi,”-thuhet në raport.

Gjithashtu, komuniteti vë në dukje se OBSH-ja nuk e deklaroi sëmundjen pandemi deri më 11 Mars 2020, kur media dhe shkencëtarët kishin miratuar tashmë termin. Kur ndodhi, numri i rasteve në të gjithë botën ishte 118,000 dhe numri i të vdekurve kishte kaluar 4,000.

“Megjithëse termi pandemi nuk përdoret as nuk përcaktohet në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (2005), përdorimi i saj funksionon për të përqendruar vëmendjen në ashpërsinë e një fenomeni shëndetësor,”-theksohet në raport.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 raporti per covid-19 covid-19 raporti per covid-19

Sondazh

Poll