Politike

Bardhi: S’ka dialog me Ramën, largimi i tij është misioni i çdo qytetari

1 Maj 2019, 18:03 Nga DOSJA
Bardhi: S’ka dialog me Ramën, largimi i tij është misioni i

TIRANË– Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka qenë sot i pranishëm në një takim me anëtarët e rinj të PD-së në njësinë nr.7 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Bardhi u shpreh se shumë të rinj dhe të reja po i bashkohen siglës së PD-së. Ndër të tjera Bardhi theksoi se të rinjtë po afrohen drejt Partisë Demokratike në një kohë që Shqipëria sipas tij ka një kryeministër me tipare diktatoriale.

“Mirënjohje të thellë të gjithë anëtarëve të rinj të PD. I bashkoheni PD në një betejë të vështirë që kemi nisur, jo për PD-në, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne nuk ofrojmë as vende dhe as privilegje. Ju i bashkoheni në një moment kur Shqipëria ka një kryeministër me tipare diktatoriale, ndaj dhe bashkimi juaj na jep më shumë energji, na rrit, por i tregon Shqipërisë se nuk keni frikë nga Rama. I bashkoheni PD në misionin për çlirimin e vendit nga një qeveri kriminale.

Largimi i Ramës është misioni i çdo qytetari. Mision për çdo socialist e qytetar pa anëtarësi në asnjë parti. E vetmja rrugë për ta kthyer vendin në normalitet. Sa kohë Rama të jetë kryeministër nuk bëjmë me të as diskutime e as marrëveshje. Madje as në tryeza ku ulet Rama si kryeministër,”- tha sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi kriza politike largimi i rames edi rama gazmend bardhi kriza politike largimi i rames

Sondazh

Poll