Politike

Kumbaro dhe Çuçi mbledhin PS-në e Memaliajt, 10 emrat e mundshëm për kryetar bashkie

1 Maj 2019, 17:26 Nga DOSJA
Kumbaro dhe Çuçi mbledhin PS-në e Memaliajt, 10 emrat e

TEPELENË- Strukturat e Partisë Socialiste në Memaliaj janë mbledhur sot ku ka marrë pjesë dhe deputetët Mirela Kumbaro dhe Blendi Çuçi. Në këtë mbledhje është diskutuar për kandidaturën e ardhme për këtë bashki. 

Burime nga kjo mbledhje bëjnë me dije se deri tani për bashkinë Memaliaj janë propozuar 10 kandidatura, të cilat do të përfshihen në një garë mes tyre.

Kandidatët janë: Durim Roshi ( I cili është aktualisht kryetar i Bashkisë Memaliaj) Arben Hysi, Petrit Lumani, Gjolek Gucaj, Edmonda Harizi (Kryetare e PS në Memaliaj) Afize Sula, Asqeri Mucohima, Avni Lala, Gezim Shehu dhe Asim Dora.

Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. Kryesia e Partisë do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, deri tani është parashikuar rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa në emrat e rinj të futur në garë janë dy prefektë dhe 6 deputetë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia memaliaj blendi çuçi mirela kumbaro partia socialiste zgjedhjet lokale bashkia memaliaj blendi çuçi mirela kumbaro partia socialiste zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll