Politike

Opozita zgjeron hartën e protestës, bllokohen rrugët për 2 orë në të gjitha qarqet (LISTA)

1 Maj 2019, 14:38 Nga DOSJA
Opozita zgjeron hartën e protestës, bllokohen rrugët për 2

TIRANË- Partia Demokratike dhe aleatët e saj nëser do të bllokojnë disa nga rrugët në vend, në formë proteste kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas burimeve pranë opozitës bëhet me dije se  këtë herë protesta do të jetë më e gjatë dhe do të zgjasë dy orë dhe jo një orë si herën e kaluar.

Më tej burimet shtojnë se janë shtuar dhe akset që do të bllokohen, pasi nuk do jenë 4 por 12 akse. Deri tani mësohet se akset të cilat do të bllokohen nga protestuesit janë:

AKSET QË DO TË BLLOKOHEN

1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan

Kujtojmë se të enjten e kaluar, opozita bllokoi katër nga akes kryesore në vend duke paralizuar për më shumë se një orë trafikun. Partitë opozitare po organizojnë dhe protesta të tjera në Tiranë, dhe kërkojnë largimin e Ramës si kryeministër dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i rrugëve bllokohen rruget 2 ore protesta e opozites bllokimi i rrugëve bllokohen rruget 2 ore protesta e opozites

Sondazh

Poll