Politike

Tenton të sqarohet zv.ministrja e Arsimit por bëhet lëmsh sërish: Nice try…

1 Maj 2019, 16:16 Nga DOSJA
Tenton të sqarohet zv.ministrja e Arsimit por bëhet lëmsh

TIRANË- Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu ka reguar pasi videoja ku ajo u ngatërrua me fjalët që tha bëri xhiron e rrjetit. (Lexo këtu)

Në një status në rrjetin social Facebook, Haxhiu shkruna se portalet i kanë modifikuar fjalët që ajo tha në çeljen e Panairit të Punës, por sërish nuk është mjaft e qartë.

“Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!”- shkruan Haxhiu ndër të tjera, duke përsëritur të njëjtat fjalë që tha një ditë më parë.

Reagimi i Lorena Haxhiut.

“Ka tekst, por ka edhe kontekst” – citonte dikur një profesori im në auditoret e Fakultetit.

M’u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës.

“Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!” ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice. Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje… Nice try

Kujtojmë se zv.ministrja Haxhiu, gjatë fjalës së saj në Panairin e Punës të mbajtur një ditë më parë, teksa jepte këshilla për të rinjtë, tha “çfarë do të korrësh, do të mbjellësh”, në vend të shprehjes popullore, “çfarë do të mbjellësh, do të korrësh”. Kjo gafë e bërë nga ajo bëri xhiron e rrjetit. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lorena haxhiu zv.ministrja e arsimit lorena haxhiu zv.ministrja e arsimit

Sondazh

Poll