Politike

SKENARET/ Çfarë ndodh nëse nuk regjistrohen në zgjedhje? Shtyhet afati për koalicionet

1 Maj 2019, 13:39 Nga DOSJA
SKENARET/ Çfarë ndodh nëse nuk regjistrohen në zgjedhje?

TIRANË- Regjistrimi i koalicioneve në zgjedhje është i detyrueshëm të bëhet të paktën 60 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve thënë ndryshe, afati i fundit për regjistriin e tyre në zgjedhje është sot.

Kjo vjen për shkak se kodi Zgjedhor ka parashikuar se regjistrimi i koalicioneve në zgjedhje duhet të bëhet 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Neni 65 i Kodit flet për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje, ku thuhet se: “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë”.

Por çfarë ndodh?

Data 1 maj përkon me Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve, e regjistruar në kalendarin e festave zyrtare. Për këtë arsye, afati për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje shtyhet për 24 orë. Data 2 maj do të jetë edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje. Pavarësisht kësaj, opozita është shprehur e vendosur se nuk do të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Ata shprehen se largimi i tij dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, është kush i panegociueshëm. Ndonëse opozita ka firmos krijimin e koalicionit opozitar, ende nuk dihet nëse do të regjistrohen në zgjedhje apo jo.

Nga ana tjetër, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste pritet të regjistrohet në zgjedhje, ndonëse edhe ky koalicion si duket e ka lënë për t’u regjistruar në ditën e fundit të afatit.

Mosregjistrimi në kohë, i detyron forcat politike të dalin të vetme në zgjedhje, apo si në rastin e zgjedhjeve parlamentare të 2017, të paraqiten në zgjedhje nga listat e një X partie. Asokohe partitë e vogla opozitare, u futën në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koalicionet zgjedhore shtyhet afati për regjistrimin e koalicioneve koalicionet zgjedhore shtyhet afati për regjistrimin e koalicioneve

Sondazh

Poll