Politike

Mungoi në takimin e aleatëve me Metën/ Flet kreu i PDIU: Opozita e bashkuar do të dalë me platformë të përbashkët

1 Maj 2019, 11:57 Nga DOSJA
Mungoi në takimin e aleatëve me Metën/ Flet kreu i PDIU: Opozita

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha, teksa theksoi se e nesermja do te jete edhe dita e shpalosjes se programit me detyrat e qeverise tranzitore, ka treguar përse nuk ishte i pranishëm në takimin e aleatëve të PD-së me presidentin Ilir Meta.

I pyetur nga mediet për mosprezencën e tij, Idrizi u shpreh se: “Ne kemi një marrëveshje me PD-në por çdo forcë politike dhe grupim ka të drejtën e vet të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Nuk kemi pasur nevojë, përveç aleancës me PD-në të potencojmë apo të kemi mundësira të tjera të bëhemi pjesë e opozitës së bashkuar. ”

Sipas Idrizit, opozita e bashkuar do të dalë me platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta dhe platformë për programin elektoral.

Deklarata e plotë e Shpëtim Idrizit:

Nisur nga momenti shumë i vështirë dhe delikat që po kalon demokracia shqiptare, patëm një diskutim me z.Basha, për të rakorduar të gjithë aksionin opozitar. Opozita e bashkuar do të paraqesë platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Kjo nuk është thjeshtë një retorik, por kemi një platformë të përbashkët, ku ne do t’ju bëjmë të qartë të gjithë shqiptarëve, fenomenet negative që ndodhin në zgjedhje, duke filluar nga vjedhja e votave dhe përdorimi i pushtetit në zgjedhje.

Sot nga 120 mijë, kemi 160 mijë të punësuar në shtet, pra kemi 40 mijë persona që janë shtuar dhe janë punësuar në strukturat shtetërore. Janë dhe 27 mijë persona të tjerë që kanë ikur nga puna në mënyrë të padrejtë dhe i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro. Nuk është krijuar një qeverisje shërbëtore, por kemi një pushtet që punon vazhdimisht, për të përdorur gjithë makinerinë shtetëore, tenderat, asistencën sociale, punësimet etj, në mënyrë që të fitojë zgjedhjet.

Opozita e bashkuar po punon edhe për programin elektoral dhe mbi të gjitha për programin ekonomik. Drejt një modeli të ri ekonomik, i cili duhet të bazohet tek prodhimi dhe punësimi, sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe resurset. Jemi në momentin që të shpjegojmë para shqiptarëve, se si opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndërshme dhe të barabarta.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim 60 minutësh në zyrën e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit. (Lexo këtu) Pas takimit, në një deklaratë për mediat kryedemokrati Basha u shpreh se ditën e nesërme në orën 11:00, opozita e bashkuar do të shpaloste detyrat e qeverisë tranzitore, ndërsa pasdit do të vijojnë protesta për bllokimin e rrugëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pdiu shpetim idrizi zgjedhjet lokale pdiu shpetim idrizi zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll