Politike

Komunistët opozitë PS-së në zgjedhjet lokale, kryetari: Garojmë të vetëm, nuk përputhet programi

1 Maj 2019, 16:00 Nga DOSJA
Komunistët opozitë PS-së në zgjedhjet lokale, kryetari:

TIRANË- Pothuajse gjysma e partive që janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nënshkruan dje një koalicion me Partinë Socialiste, ndërsa pjesa tjetër do të hyjë të vetëm në vendoret e 30 qershorit. Shumica e partive të mbetura jashë koalicionit me socialistët janë kryesisht parti të djathta, një pjesë pa asnjë aktivitet, që ekzistojnë vetëm formalisht dhe nuk kanë struktura apo elektorat. Por në ndryshim nga vitet e kaluara, këto zgjedhje, në opozitë me partinë socialiste do të jetë edhe Partia Komuniste e Shqipërisë. Ajo nuk  u bë pjesë e koalicionit, dhe vendosi të garojë e vetme.

“Ky vendim, erdhi pasi komunistët nuk kanë përputhje në program, me asnjë nga partitë e koalicionit të majtë”, u shpreh Qemal Cicollari, Kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ky vendim erdhi pasi Komunistët nuk kanë asnjë përputhje në program me partitë e tjera në koalicion.

Kryetari i saj, Qemal Cicollari, shprehet se partia komuniste do të propozojë emrat e saj, si për këshillat bashkiakë, ashtu edhe për kryetarët e bashkive. E vetmja pikë ku komunistet bien dakord me partitë e tjera, është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Marrë nga Klan Plus

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia komuniste partia socialiste qemal cicollari zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale partia komuniste partia socialiste qemal cicollari zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll