Sport

Florian Marku triumfon sërish në Londër, mposht me nokaut çekun Jan Marsalek

29 Prill 2019, 08:47 Nga DOSJA
Florian Marku triumfon sërish në Londër, mposht me nokaut

Angli-Boksieri shqiptar i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen britanike të botës së boksit, Florian Marku ka arritur një tjetër fitore të shkëlqyer dhe me vlerë në kryeqytetin britanik Londër në boksin profesionist.

Mes një atmosfere të zjarrtë dhe një ambienti të stolisur krejtësisht me flamuj kuq e zi, boksieri shqiptar Florian Marku ka ngritur peshë zemrat duke entuziazmuar qindra shqiptarë të pranishëm dhe mbarë shqiptarët duke mposhtur duelin e radhës boksierin çek që në raundin e parë.

[sgallery url=”https://dosja.al/florian-marku-triumfon-serish-ne-londer-mposht-me-nokaut-cekun-jan-marsalek-2/”]

Boksieri shqiptar u ka dhuruar shqiptarëve fitoren e tretë radhazi pas një ndeshje spektakolare dhe mjaftë të bukur, duke hedhur në akdaund kundërshtarin që në raundin e parë.

Çeku Jan Marsalek, i cili kishte tre fitore radhazi që të tria me nokaut, ishte përgatitur seriozisht me të gjitha energjitë e tij për ta fituar ndeshjen ndaj Florian Markut, por nuk e kishte parashikuar mirë fantazinë dhe forcën e talentit shqiptarë i cili që në fillim të ndeshjes i ka dhuruar një goditje të fortë duke e shtrirë në tapetin e ringut, por që nuk ka qenë fatale për kundërshtarin i cili ka rimarrë veten dhe ka vazhduar dueli, por që për fatin e keq të tij nuk ka zgjatur shumë, pasi Marku është hedhur në presing duke e sulmuar me goditje të shpejta dhe të forta dhe pak para se pritej të binte gongu, për përfundimin e raundit të parë, Marku ka lëshuar një goditje bombë siç e ka zakon ai duke e hedhur çekun Marsalek në Nokaut, ku i ka dhënë fund kështu edhe kësaj ndeshje në kohë rekord, duke shënuar fitoren e tretë radhazi, ku ndeshjen paraardhëse e kishte mbyllur që në raundin e dytë ndaj boksierit sllovak Godor.

Ndërsa po ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës në boksin profesionist, Marku në një prononcim për Fax News thotë se synimi im është të arrij shumë shpejt majat më të larta dhe të fitoj titullin ndërkombëtar dhe do t’ia arrij dhe do ti bëjë të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë kudo që janë. Ai nuk ka harruar tu përcjellë falenderimet publikut të zjarrtë shqiptarë që po e mbështesin vazhdimisht.

Ndërsa menaxheri i tij Kristian Boçi, të cilin Marku e quan jo menaxher, por shprehet shumë optimist dhe i sigurt se Floriani shumë shpejt do të bëhet simboli shqiptar i boksit, ku do të flas bota për të, do të bëjë që bota të flas shqip. Boçi thotë se për çdo gjë do të flas bota.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport florian marku jan marsalek ndeshja në londër florian marku jan marsalek ndeshja në londër

Sondazh

Poll