Politike

Meta nga Kisha e Selenicës: Lutem që banorët e zonës të shërohen sa më shpejt nga Covidi

18 Janar 2021, 18:34 Nga DOSJA
Meta nga Kisha e Selenicës: Lutem që banorët e zonës të

SELENICË- Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Kishën e Shën Athanasit në Selenicë. Me anë të një postimi në Facebook ai ka shkruar se është lutur në mënyrë që banorët e zonës të shërohen sa më shpejt. Ndër të tjera ai ka shkruar se i është mirënjohës At Spiros, i cili i është përkushtuar besimtarëve dhe u ka dhënë shpresë atyre për të kaluar këto ditë të vështira. Në fund ai ka shkruar se ditë më të mira do të vijnë për Shqipërinë.

Postimi i plotë:  

Në Kishën e Shën Athanasit në Selenicë, e ndërtuar shekuj më parë, për t’ju bashkuar lutjeve të banorëve të zonës për shërim të shpejtë e shëndet të plotë për të afërmit e tyre dhe të gjithë shqiptarët e prekur nga COVID-19.Mirënjohje At Spiros për përkushtimin e tij ndaj besimtarëve, për t’u dhënë shpresë në këto kohë me sprova të vështira, por jo të pakalueshme.Për Selenicën dhe për mbarë Shqipërinë ditë më të mira do të vijnë patjetër!

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta ne kishen e shën athanasit ilir meta meta ne kishen e shën athanasit

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 17:18

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është kufizuar vetëm me kompaninë Pfizer përsa i përket procesit të vaksinimit anti-Covid. Në...