Politike

“Boll e duruam, më 25 prill të ikë Edi Rama”, Monika Kryemadhi: Ne duhet të ulim kokën për të rinjtë që kanë ikur

18 Janar 2021, 18:27 Nga DOSJA
“Boll e duruam, më 25 prill të ikë Edi Rama”, Monika

ELBASAN– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas Papërit është ndalur në një tjetër fshat të Elbasanit, në Bradashesh.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës,  Kryemadhi u shpreh se sot rinia e Shqipërisë e ka braktisur vendin për shkak të qeverisjes dhe mos krijimit të kushteve të mira . Ajo u kërkoi  nbanorëve të mos e durojnë më kryeministrin Rama dhe ta ndëshkojnë atë më 25 prill me votë.

“Ka shumë të rinj që kanë ikur jashtë dhe kanë bërë karrierë dhe  në bëhemi krenar me ta. Por ne duhet të ulim kokën, sepse ne i kemi detyruar ata për të ikur jashtë, dhe jemi po ne që duhet të bëjmë të pamundur t’i rikthejmë ata tëk kjo pasuri e madhe siç është Shqipëria. Krijimi i mundësive për të rinjtë për patur një vend ku paguhen mirë, nuk i ofroi kjo qeveri. Ne të rinjvë nuk iu kemi dyfishuar rrogën, nuk iu kemi krijuar asnjë mundësi. Të gjithë i mbajnë mend prremtimet e Edi Rmës në 2013-tën, por sot jo vetëm që nuk janë mbajtur, por kanë ikur nga Shqipëria mijra të rinj.

Në këtu i përgatisim të rinjtë dhe të rejat dhe i dërgojmë jashtë shteti të gjithë, ne vetëm durojmë kryeministrin në televizor që thotë ‘duroni, duroni, duroni’, por boll duruam, ai duhet të ikë më 25 prill. Rama duhet të ikë me votë dhe jo me fjalë”,   u shpreh Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi takim me banoret ne bradashesh monika kryemadhi kryemadhi takim me banoret ne bradashesh monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 17:18

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është kufizuar vetëm me kompaninë Pfizer përsa i përket procesit të vaksinimit anti-Covid. Në...