Bota

Bilanci i COVID-19 në Greqi/ Shënohen 19 viktima dhe 320 raste të reja

18 Janar 2021, 15:49 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në Greqi/ Shënohen 19 viktima dhe 320 raste të

GREQI– Në 24 orët e fundit ka pasur 19 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19 si dhe 320 raste të reja, nga të cilat 15 u identifikuan pas kontrolleve në hyrje të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 148.925 , nga të cilat 52.1% janë burra. Gjatë gjurmimit u zbulua se 5,763 (3,9%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 45,578 (63,7%) kanë të bëjnë me një rast kontakti. 322 persona po trajtohen me intubim.

Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç, 231 (71.7%) e të intubuarve janë burra. 87.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese dhe mbi  70 vjeç. 1,031 pacientë janë liruar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Janë shënuar 19 viktima nga COVID-19, duke e çuar totalin në 5,488 vdekje në vend, nga të cilat 3,234 (58,9%) janë burra. Mosha mesatare e të vdekurve ishte 79 vjeç dhe 95.4% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese ose ishin mbi moshën 70 vjeç.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll