Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD ndez ‘motorët’, caktohen drejtuesit e fushatave! Lezha i besohet Mark Markut, Korça, Edmond Spa

18 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ PD ndez ‘motorët’, caktohen drejtuesit

TIRANË– Partia Demokratike, ka nisur prej disa ditësh procesin e caktimit të drejtuesve politikë të fushatës elektorale. Teksa nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë afro 97 ditë, Partia Demokratike ka bërë publike disa emra që do të jenë drejtues politikë në Lezhë, Elbasan, Durrës, Dibër Korçë dhe Vlorë dhe Fier. Sot në Lezhë, PD ka caktuar si drejtues politik analistin dhe pedagogun, Mark Marku.

Ndërkohë, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është caktuar drejtues politik i PD-së në Dibër, ndërsa pak më herët në krye të demokratëve në Korçë është vendosur Edmon Spaho.

Më herët PD ka deklaruar, se drejtues politik i PD-së në qarkun e Elbasanit do të jetë Gazment Bardhi ndërsa në Durrës do të jetë Edi Paloka.

Në Vlorë, PD dhe Basha ia kanë besuar fushatën ish-kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, në Shkodër është vendosur Helidon Bushati, ndërsa në Fier është caktuar ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa deri më tani PD-ja, nuk ka publikuar emrat e drejtuesve politik në Kukës, Berat, dhe Gjirokastër.

(A.K;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edmond spahu gazment bardhi mark marku xhelal mziu edi paloka edmond spahu gazment bardhi mark marku xhelal mziu

Sondazh

Poll