Aktualitet

Sot merret vendimi për studentët sesi do të vijojë procesi mësimor, skenarët

18 Janar 2021, 14:16 Nga DOSJA
Sot merret vendimi për studentët sesi do të vijojë procesi

TIRANË– Sot pritet të merret vendimi sesi do të vijohet mësimi në universitete. Mësohet se Ministrja e Arsimit Evis Kushi do të zhvillojë një takim me rektorët e universiteteve.

Në fokus të diskutimit do të jetë rikthimi ose jo në auditore për sezonin e provimeve të studentëve që kanë vijuar mësimin online që prej nëntorit.

Rektorët kanë disa skenarë për t’i propozuar ministrisë, një prej tyre është edhe rikthimi në auditore por kjo shihet me rezerva gjithmonë duke u bazuar në kapacitetet e auditoreve dhe rëndësinë e ruajtjes së distancës.

Studentët kanë krijuar një peticion për hapjen e auditoreve për seminaret, praktikat dhe laboratorët.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi mesimi online evis kushi mesimi online

Sondazh

Poll