Aktualitet

‘Asnjë nga stafi i saj nuk u shkarkua’/ Gazetari tregon se çfarë ndodhi pas urdhërit për largimin e ish-ambasadores, Zi

18 Janar 2021, 13:36 Nga DOSJA
‘Asnjë nga stafi i saj nuk u shkarkua’/ Gazetari tregon se

TIRANË– Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka ndarë me miqtë e tij në ‘Facebook’ një shkrim që flet në lidhje me shkarkimin e ish-ambasadores Adriana Hobdari. Zinxhiria shkruan se asnjë nga stafi i saj që u lajmërua se do shkarkohej nuk është larguar nga detyra.

POSTIMI I SHPËTIM ZINXHIRIA:

E mbani mend kete zonjë…? U largua për korrupsion dhe u emeruar drejtoreshe per korrupsion ne kryeministri. E mbani mënd njoftimin qe dha qeveria se bashkë me këtë ambasadore u shkarkua i gjithë stafi i saj ? Por…Asnjë nga stafi i saj nuk është shkarkuar…na gënjyen dhe na mashtruan edhe pse një pjesë janë ish-mësues, duke zenë vendin të rinjëve që mbarojnë studimet dipllomatike.Urime shteti im e ke ne terezi, pasi i paguajmë ne.

Ish-ambasadorja shqiptare në Athinë, Adriana Hobdari u shkarkua nga detyra nga ish-ministri, Gent Cakaj pas bllokimit të 100 pasaportave shqiptare. Mediat fqinje në atë kohë raportuan se shkarkimi i saj u bë pasi ajo ishte e përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave shqiptare në Athinë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriana hobdari shpëtim zinxhiria adriana hobdari shpëtim zinxhiria

Sondazh

Poll