Aktualitet

Kërkojnë rikthimin në auditore, studentët dorëzojnë peticionin në kryeministri

18 Janar 2021, 12:20 Nga DOSJA
Kërkojnë rikthimin në auditore, studentët

TIRANË– Studentët kanë bërë peticion drejtuar ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe Kryeministrit për rikthimin në auditorë. Studentët kërkojnë hapjen e auditorëve për seminaret, praktikat dhe laboratorët. Të rinjtë shprehen se më shumë se 80% e studentëve kërkojnë që mësimi të rikthehet në auditore.

Peticioni i studentëve:

Drejtuar : Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit , Ministrisë së ShëndetësisëPrej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE.Universitetet ishin të parët që u mbyllën , ku çdo ambjent tjetër është i hapur .Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej.Në kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike.Kërkojmë në emër të studentëve që të hapen auditoret për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.#HapniAuditoret.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve studentet rikthimi ne auditore protesta e studenteve studentet rikthimi ne auditore

Sondazh

Poll