Aktualitet

Mamaja e ‘fiksuar’ pas rregullit i mori ‘në qafë’! Si u fundosën “pa dashje” vrasësit e Jan Prengës, Artan Hoxh

18 Janar 2021, 12:12 Nga DOSJA
Mamaja e ‘fiksuar’ pas rregullit i mori ‘në

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar “gabimin” që ka sjellë zbardhjen e pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës. Sipas gazetarit shkak për zbardhjen e krimit është bërë mamaja e vëllezërve Hajri, të cilët janë pronarët e kompleksit. 

Në “Abc”, Hoxha u shpreh se ajo kishte nisur që të dyshonte se punonjësit e vidhnin pasi furnizimet merreshin nga bodrumi dhe pa dijeninë e tyre vendosi kamera. Kështu që vrasësit e Prengës, as që e kanë ditur se po filmoheshin.

Vrasësit e Jan Prengës nuk e dinin që po filmoheshin. Mamaja e vëllezërve Hajri, ishte administratorja e biznesit dhe dyshonte se punonjësit e vidhnin. Ndaj kishte vendosur një kamera për të parë nëse e vidhinin punonjësit. E dinte vetëm ajo dhe jo të tjerët. Nuk e dinin që kishin një kamera mbi kokë. E kishte vendosur nëse personeli vidhte ushqimet dhe furnizimet e kompleksit,“-tha Hoxha. 

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë, autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën, i cili ndodhej në burg.

Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paund, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha jan prenga rrembimi i jan prenges artan hoxha jan prenga rrembimi i jan prenges

Sondazh

Poll