Aktualitet

U gjet i djegur në makinë, përse italiani shkoi në Pukë? Artan Hoxha: Ç’kishte brenda në valixhe biznesmeni, mister

18 Janar 2021, 12:07 Nga DOSJA
U gjet i djegur në makinë, përse italiani shkoi në

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pecorelli në Shqipëri që prej 6 janarit. Në fjalën e tij në studion e “Abc”, Hoxha tha se 45-vjeçari italian kishte në makinën e marrë me qera, një valixhe të mbushur me detergjentë dhe produkte kosmetike.

Më tej, Hoxha ka bërë me dije se në dhomën e tij në hotel “Turizëm” në Pukë, është gjetur një tjetër valixhe me rrobat e italianit, i cili ka pasur me vete jo më shumë se 600 euro.

“Djegia në këto nivele ka ardhur se makina është me benzinë dhe ai ka pasur me vete një valixhe me kryesisht, detergjente, që i përdorin gratë për flokët, produkte kozmetike që kishin në përbërje një element që e ndihmonte zjarrin. Kufoma është gjetur e djegur në masë të madhe. Bie në sy fakti që ai ka pasur valixhen me produktet kozmetike. Në dhomën e tij në hotel Turizmin e Pukës është gjetur një tjetër valixhe me teshat e tij, ka pasur me vete 600 euro,”-tha gazetari.

Ndër të tjera, Hoxha bëri më dije se Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit në Pukë, nga të cilat duket se 45-vjeçari nuk ka harxhuar para teksa qëndronte në hotel.

“Në hotel nga kamerat e sigurisë del se menuja ka qenë fare e thjeshtë, nuk është se ka shpenzuar para. Është një hotel i lirë, nuk ka kosto. Zakonisht personat që vijnë nga jashtë dhe kanë lidhje me grupet kriminale nuk qëndrojnë vetëm, por janë të shoqëruar, transport dhe ambiente që t’i përshtaten statusit të tij. Pjesa misterioze është cfarë kërkonte ai në Pukë?,”-shtoi gazetari.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll