Aktualitet

“Ku është mami me babin?”/ Momenti PREKËS, djali i familjes tregon pasojat e aksidentit tragjik në Rubik: Motra i hapi s

18 Janar 2021, 13:39 Nga DOSJA
“Ku është mami me babin?”/ Momenti PREKËS, djali i

KOSOVË– Katër anëtarëve të familjes Avdijaj iu dha dje lamtumira e fundit në Tiranë, disa ditë pas aksidentit fatal që pësuan në zonën e Rubikut. Djali i madh i familjes, Mirsad Avdijaj, i cili nuk ndodhej në mjet me babanë dhe njerkën ka treguar lidhur me gjendjen e të mbijetuarës së vetme.

Bëhet fjalë për 2-vjeçaren Violeta, e cila sipas tij është zgjuar për pak dhe sapo ka hapur sytë ka kërkuar prindërit e saj, të cilët ndërruan jetë në vend.

“Tani është më mirë edhe pse ka pësuar trauma. Ajo ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çelur sytë na ka pyetur ku është mami dhe babi…Pastaj ka rënë sërish në gjumë,”- tha Mirsad Avijaj për Gazetën Express.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rubik, teksa mjeti me të cilin udhëtonte familja u përplas me një kamion. Për pasojë, ndërruan jetë katër anëtarët e familjes Avdiaj, Blerimi, Anjeza, Kledi, e Medina, ndërsa Violeta ndodhet ende në spital. të ndjerët do të varrosen në Prishtinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne rubik mirsad avdijaj aksidenti ne rubik mirsad avdijaj

Sondazh

Poll