Aktualitet

ITINERARI I PLOTË! Festoi vitin e ri me familjen, në janar zbarkoi në Rinas, rrugëtimi i italianit të zhdukur nëpër Shqip

18 Janar 2021, 13:12 Nga DOSJA
ITINERARI I PLOTË! Festoi vitin e ri me familjen, në janar zbarkoi

TIRANË– Zhduket pa lënë gjurmë biznesmeni italian Davide Pecorelli! Italiani, i lidhur me një shqiptare nga Vlora, “i dashuruar” me vendin tonë kishte vendosur që biznesin e tij të kozmetikëve ta sillte edhe në Shqipëri.

Pasi kaloi festat e fundvitit me gruan shqiptare dhe fëmijën e tyre, vendosi që të vinte në Shqipëri për të gjetur një ambient të përshtatshëm për zyrat e reja. Ditët e para të vitit, ai ka zbritur në Rinas ku edhe ka marrë me qera një makinë tip “Skoda”. Më të 45-vjeçari ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë, ku edhe ka parë disa ambiente që mund t’i përshtateshin për zyra dhe më pas, për arsye që ende nuk dihen është nisur për në veri të vendit.

Më konkretisht në Shkodër! Pasi ka qëndruar disa ditë atje, ka zbritur në Pukë, ku ka qëndruar në hotelin e qytetit. Teksa kishte dalë për nuk dihet se ku, nuk e dinte që nuk do të kthehej më në dhomën e paguar për 2 ditë. Pasi kishte mbaruar “punët” e tij nëpër qytet, në kthim, makina e tij u shkrumbua nga flakët. Në datë 6 janar, “GPS” i mjetit mbeti në fshatin Reps, pa lëvizur më derisa u konstatua nga Policia e Shtetit. Informacionet e mbledhura nga grupi hetimor bëjnë me dije se italiani kishte prenotuar edhe për një natë të tretë, por kush apo çfarë ia preu rrugën?

Cila ishte arsyeja e vizitës së tij në Pukë? Kë takoi në fshatin e thellë të Repsit dhe pse u desh 2 ditë që Policia të gjente mjetin e shkrumbuar?

Përgjigjet pritet që jepen nga Interpoli dhe nga hetuesia shqiptare, të cilat kanë “përveshur” mëngët për zbardhjen e çështjes.

LAJMI KRYESOR: 13 ditë i zhdukur! Biznesmeni italian kërkonte të zgjeronte punën në Shqipëri, partnerja: S’kishte konflikte! Në makinën e djegur në Pukë u gjetën kocka, vjen AND-ja e familjarëve

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll