Aktualitet

Kishte konsumuar alkool, ishte nisur drejt varrezave, policia arreston drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçare

18 Janar 2021, 10:29 Nga DOSJA
Kishte konsumuar alkool, ishte nisur drejt varrezave, policia arreston

TIRANË– Drejtuesi i mjetit, Alban Guri, përplasi ditën e djeshme për vdekje një vajzë 10-vjeçare në Tiranë. Sot ai është arrestuar nga policia pasi pas verifikimeve ai ka qënë nën ndikimin e alkoolit. Shoferi me origjinë nga Kukësi ishte nisur me mjetin tip fouristradë drejt varrezave pasi kishte përvejtorin e gjashtë të babait. Në hetim janë marrë dhe dy persona të tjerë pasi kanë qënë në makinë me Gurin.

Shkak mëoshet se është bërë shpejtësia e lartë, mungesa e sinjalistikës dhe e trotuarit në atë zonë ku ndodhi aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISË:

A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital.

Babai i vajzës 10-vjeçare është shprehur se e mitura ishte së bashku me gjyshen e saj në rrugë e se shkak është bërë shpejtësia me të cilën po drejtohej mjeti. Ndërkohë dhe vetë drejtuesi i mjetit pohoi ditën e djeshme në polici se e kishte të pamundur që ta shmangte aksidentin.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban guri vdes 10-vjecarja ne tirane alban guri vdes 10-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll