Aktualitet

Ngrica në rrugë dhe dëborë, ARRSH këshillon: Tregohuni të kujdesshëm, në disa akse përdorni zinxhirët

18 Janar 2021, 10:22 Nga DOSJA
Ngrica në rrugë dhe dëborë, ARRSH këshillon: Tregohuni

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptare ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore në vend. ARSH shkruan se momentalisht qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërkohë njoftohet se gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave  në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme

Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia mbulohet nga debora shqiperia mbulohet nga debora

Sondazh

Poll