Politike

KPK shkarkon Bib Ndrecën, gjyqtari i dosjes 339 largohet nga detyra, konfirmohet Elona Mihali

18 Janar 2021, 09:22 Nga DOSJA
KPK shkarkon Bib Ndrecën, gjyqtari i dosjes 339 largohet nga detyra,

TIRANË– KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Posatshme Bib Ndreca, i cili ka qenë pjesë e gjykimit të dosjes së famshme 339. KPK ka shpallur vendimin thuajse një vit pas seancës së parë dëgjimore që u mbajt në 26 shkurt 2020.

Gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ndreca ishte aktualisht gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim të përhershëm, atij i duhej të kalonte me sukses procesin e vetingut.

Ndërkohë KPK ka konfirmuar në detyrë, gjyqtaren Elona Mihali.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bib ndreca elona mihali bib ndreca elona mihali

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 06:36

DURRËS– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se e ka marrë shumë seriozisht kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pas një shkëp...