Politike

“Nderojmë Skëndërbeun”/ Diplomatët e huaj bëjnë xhiro në Tiranë, pozojnë te busti i Heroit Kombëtar, Yuri

17 Janar 2021, 21:18 Nga DOSJA
“Nderojmë Skëndërbeun”/ Diplomatët e huaj

TIRANË- Ambasadorët e vendeve të huaja kanë shëtitur nëpër Tiranë ditën e sotme. Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe ambasadorën suedeze Elsa Hassad kanë vizituar disa pika atraksioni në Tiranë sot.

Ata kanë vizituar sheshin Skëndërbeu ku dhe kanë pozuar para bustit të tij. Më tej ambasadorët kanë shkuar nga Liqeni i Tiranës ku dhe kanë parë performancë kënge live si dhe kanë ngrën gështenja.

Në një postim në Instagram Kim ka shkuar se sot ishte një ditë e bukur për të bërë shetitje. Ajo gjithashtu ka përkujtuar ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeun.

“Është një ditë e mrekullueshme në Tiranë – perfekte për një shëtitje. Së bashku me miqtë e mi italianë dhe suedezë, ne nderojmë Skenderbeun, i cili vdiq sot në 1468. Fryma e tij e këmbënguljes dhe guximit qoftë e përjetshme!” shkruan ajo.

 

 

A post shared by Yuri Kim (@usambalbania)

(I.Adosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elsa hassad fabrizio bucci yuri kim elsa hassad fabrizio bucci yuri kim

Sondazh

Poll