Politike

18 Janar 2021, 06:36 Nga DOSJA

DURRËS– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se e ka marrë shumë seriozisht kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pas një shkëputjeje të gjatë në politikë, duket se ajo ka pranuar që të marrë gjithë ndihmën e mundshme që i vjen, pa bërë ‘dallime’. Si një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike në dekada, Topalli nuk ka pasur probleme të kërkojnë ndihmë as nga socialistët për të zhvilluar takime me qytetarët në qytetin e Durrësit.  

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se takimin me qytetarët ia ka organizuar, Ton Sula drejtues i shtabit të Partisë Socialiste në Manëz, i cili njëkohësisht është edhe i afërmi i administratorit socialist të zonës.

Mesa duket për një vend në Kuvendin që dikur e drejtonte, Jozefina Topalli duket se ka vendosur që të bashkëpunojë edhe me ata që dikur i cilësonte si “armiq”… socialistët!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli ne durres kep arapi ton sula jozefina topalli jozefina topalli ne durres kep arapi ton sula

Sondazh

Poll